Categories Lajme

Votat e kandidatëve në Vlorë/ Edi Rama dhe Bujar Leskaj “timonierët” e PS e PD, Luan Rama kalohet nga emrat e rinj në LSI

Po vijon numërimi i votave të marra nga kandidatët për deputetë në disa qarqe të vendit, ku në Vlorë procesi është drejt përfundimit.

PARTIA SOCIALISTE Në kampin socialist kryeson bindshëm garën e më të votuarve kryeministri Edi Rama me 8857 vota të marra. Ky i fundit ndodhej i 8-ti në listën e qarkut të Vlorës. Kryesocialisti ndiqet nga nr.7 në listë Damian Gjiknuri me 5331 vota, ndërsa i treti qëndron Vullnet Sinaj me 5265 vota.

 

PARTIA DEMOKRATIKE ALEANCA PËR NDRYSHIM Në kampin demokrat dhe aleatëve kryeson listën Bujar Leskaj me 4552 vota. Ky i fundit ndiqet nga Fation Veizaj me 3316 vota, ndërsa i treti sa i takon votave është Gëzim Ademaj me 2984 vota. E katërta në radhë është Ina Zhupa me 1917 vota.

LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM Mes kandidatëve të LSI kryesuesi i listës Luan Rama nuk rezulton më i votuari në këtë qark. Në LSI lista prihet nga Dikens Bushaj me 747 vota, që ndiqet nga Grisejda Myslimi i vendit të dytë me 722 vota ose 25 vota më pak se Bushaj. Ndërsa në vendin e tretë renditet Luan Rama i cili ka grumbulluar 516 vota, kurse i katërt më i votuar Dhimitraq Lapa me 446 vota.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME