Lajme

Votohet në Kuvend protokolli për mbrojtjen e të dhënave personale, ja projektligjet që morën “Ok” në seancën e sotme

Në seancën e sotme parlamentare deputetët kanë votuar projektligjin për ratifikimin e protokollit ndryshues pyjtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale.

Nga deputetët në Kuvend, votuan pro 90 prej tyre, 15 ishin kundër dhe 5 abstenuan
Po ashtu sot u votua edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huasë mes qeverië shqiptare dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazisë gjinore.

Deputetët kanë votuar dhe pro vlerësimit për dy raportet vjetore të Agjencisë të Sigurimit të Depozitave dhe të institucionit të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2021.

Me nga 102 vota pro, 1 kundër dhe 10 abstenim u votuan projektvendimet për disa shtesa dhe ndryshime për strukturat organizativ të organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit për KPA, KPK dhe Komisionerëve Publikë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close