Categories Lajme

Votoi fillimisht PD, filmoi votën e prishi fletën, pastaj votoi një tjetër parti! Policia ndalon 30-vjeçarin

E ka menduar si një shaka, por tashmë Granit Sulku do të kalojë disa kohë brenda komisariateve të policies, raporton newsbomb.al. Sulku, pasi ka marrë fletën e votimit, ka votuar subjektin politik PD dhe ka filmuar votën e tij. Por menjëherë, sipas dëshmive të komisionerëve, ka pretenduar se iu prish fleta e votimit.

Komisioni ka vendosur ti japë një fletë tjetër votimi. Sulku këtë radhë ka ndryshuar mendjen dhe ka votuar për LSI, por pas kësaj, e ka filmuar përsëri votën.

Vëzhguesi e ka parë gjithë këtë veprim, kryer për së dyti, e ka bllokuar, dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Tashmë Granit Sulku është arrestuar. Në përfundim te veprimeve nga specialistët për hetimin e krimit në komisariatin e policisë 4, u bë arrestimi në flagrancë I 30 vjecarit për veprën penale të “Shkeljes së fshehtësisë së votës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME