Lajme

Voton kreu i PD, Basha: Dilni dhe votoni masivisht, për të ardhmen tuaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha votoi sot pak para orës 9:00, në qendrën e votimit 1929 pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, Njësia 8.

Në hyrje të qendrës së votimit, Basha u takua me një grup qytetarësh. Basha ishte i shoqëruar nga votues për herë të parë. Në mesazhin e tij për mediat, kryedemokrati bëri thirrje për shqiptarët, që sot të dalin e të votojnë masivisht.

“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, ditë historike, dita kur të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë, të gjithë shqiptarët, të gjithë ju keni në duar fuqinë tuaj për fëmijët tuaj , familjen, vendin, kombin.

Sot është dita të dilni e të votoni masivisht, të bëni me votën tuaj të mundur të ardhmen që dëshironi. Sot është dita e Shqipërisë, e demokracisë, dilni masivisht votoni.

Jam i lumtur që votën time e kam hedhur sot në praninë e votuesve për herë të parë në lagjen ku kam lindur e jam rritur, i bëj thirrje çdo vajze e djali, dilni votoni masivisht. Zoti e bekoftë Shqipërinë”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close