
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Londrës si i dyshuar për vrasjen e një 44 vjeçari rumun i identifikuar si Stefan Stelian Moraru.
Bëhet fjalë për Armand Tafën, 39 vjeç.
Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur mëngjesin e 20 marsit në veri të Londrës.
Rumuni u godit me thikë në zemër Chandos Avenue, Barnet, duke gjetur vdekjen në vend.
Detektivët kanë arrestuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar për ngjarjen, dy burra të moshës 46 dhe 29 vjeç, të cilët u liruan me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.