Lajme

Vranësira dhe reshje shiu gjatë pasdites

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e mërkurë parashikohet i kthjellët, me shtim gradual vranësirash duke u nisur fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe për t’u shtrirë më pas në të gjithë territorin. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në mesditë në pjesën veriore dhe pjesërisht në bregdetin perëndimor, në pasdite reshje shiu me intensitet të ulet në jugperëndim-jug të vendit.

Gjithashtu, parashikohet borë e izoluar në veri-verilindje dhe mjegull e dendur nëpër lugina. Për shkak të temperaturave të ulëta, parashikohen ngrica të forta në akset rrugore. Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim 1-10 m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 15-18 m/s, duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 deri 4 ballë kryesisht në Jon.

Temperaturat parashikohen: QYTETET Temperaturat në °C Shkodër -0/9 Diell shi Kukës -2/4 diell shi/bore Lezhë 2/10 Diell shi Dibër -5/3 diell shi/bore Durrës 2/13 Diell shi Tiranë 0/13 diell re Elbasan 1/10 diell re Berat -4/12 diell re Vlorë 3/13 diell shi Korçë -7/2 diell re Gjirokastër -3/11 diell re Sarandë 4/14 diell shi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close