Categories Lajme

Vranësira dhe reshje të pakta shiu e bore, parashikimi i motit për sot

Moti në vend vijon me vranësira dhe reshje te pakta shiu e dëbore ku me te dendura reshjet do te paraqiten ne veri dhe qendër. Orët vijuese, mbeten ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, situate e cila do te vijoje deri mëngjesin e së martës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Republika e Kosovës mbetet me vranësira dhe reshje te pakta dëbore deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit. Por gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes parashikohet që vranësirat dhe reshjet te largohen gradualisht duke ia lënë vendin intervaleve me kthjellime.

Për sa i përket Republikës së Maqedonisë së Veriut, orët e paradites vijojnë me vranësira dhe reshje të izoluara shiu e dëbore, por pasditja dhe mbrëmja sjell përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke larguar reshjet nga i gjithë territori. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dyja vlerat ekstermale ditore. /abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME