Categories Lajme

Vranësira, reshje dhe borë, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Sipas MeteoAlb dita nis me vranësira dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit, por reshje dëbore do ketë në zonat e thella malore. Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike duke bërë që herë pas here të kemi intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -2°C deri në 13°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 40km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 4ballë.

Kosova Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të dëborës. Por pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim të përkohshëm të motit dhe kthjellime në Kosovë.

Maqedonia e Veriut Vranësira të dendura dhe reshje dëbore dominojnë motin gjatë paradites në MV, situatë e cila vijon deri vonë në pasdite kur kemi pauzë të reshjeve.

Rajoni dhe Evropa Një sistem i dendur vranësirash frontale ka përfshirë Evropën perëndimore dhe qendrore duke sjellë reshje të dendura shiu e dëbore. Po ashtu gjithë jugu dhe lindja e Evropës mbeten me reshje shiu e dëbore. Ndërsa mot të kthjellët do kenë vendet Nordike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Martë, 16 Prill 2024

Dashi Përqendrohuni në realizimin e një plani efikas për punën tuaj, pasi ky është një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Po ndërtonte pa leje një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në plazhin e Livadhit, vihet në pranga 38-vjeçari

Livadh, Himarë, Po ndërtonte pa leje, një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Unë jam steril, ajo ngeli shtatzënë”/ Gruaja përzë burrin nga shtëpia: Theri qenin në vendin tim

Mani Sula tregon për emisionin “Stop” se pas një martese 30-vjeçare, prej gati një viti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dentisti i prish dhëmbët dhe nofullën, harron frezën në rrënjë dhe kërcënon qytetaren në Korçë

Nuk janë të pakta rastet e denoncimeve që qytetarët kanë kundrejt stomatologëve të cilët nuk…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet brenda burgut të Drenovës një person, shkoi për t’i dhënë çantën me ushqime…

Një person është arrestuar brenda ambienteve të burgut të Drenovës në Korçë.  Sipas informacioneve nga…

LEXO ME SHUME