Categories Lajme

Vranësira, reshje shiu dhe dëborë në mal, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë ditën e sotme karakterizohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës parashikohet ri-fuqizim i vranësirave në një pjesë të mirë të vendit, duke sjellë reshje të përkohshme shiu në territorin Shqiptar.

Në majat e maleve do të ketë reshje dëbore. Mot kryesisht i vranët mbizotëron në të gjithë vendin, ku më të shpeshta vranësirat mbeten në qendër dhe jug të vendit duke rrezikuar reshje shiu si edhe reshje te pakta dëbore në majat e maleve.

Orët e pasdites do të kenë përmirësim të përkohshëm të motit duke ri-kthyer kthjellimet, kjo pasi mbrëmja shton serish vranësirat në territor duke krijuar mundësi për reshje të pakta në zonat jugore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit po ashtu dhe mesditës mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Verior-Verilindor duke gjeneruar ne Adriati dhe Jon dallgëzim mbi 4 ballë. /shqiptarja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME