Categories Lajme

Vranësira të shpeshta dhe reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

Edhe të hënën vendi ynë mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në zonat malore dhe pjesërisht zonën e ulët.

Ndërsa, sipas Meteoalb bregdeti shqiptar parashikohet të jetë me mot të kthjellët dhe kalime të pakta vranësirash. Mbrëmja përmirëson gradualisht kushtet atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, po ashtu një rënie të lehtë do të ketë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Ndërsa mesdita pritet t’i shtojë vranësirat duke krijuar mundësi për reshje në një pjesë të mirë të vendit.

Ndërsa, pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë gradualisht kushtet e motit.

Maqedonia e Veriut Paraditja në Maqedoninë e Veriut paraqitet në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Parashikohet që orët vijuese ti shtojnë vranësirat në territor, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në Veri të vendit duke krijuar mundësi për ndonjë rrebeshe të izoluara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME