Categories Lajme

Vrasësi u filmua: Kush e nxori Vilsonin në pritë, policia mbledh dëshmitë në lokal

Policia e Tiranës ka mbledhur një numër të madh provash dhe dëshmish në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes së mbrëmshme në Astir.

Vilson (Tafciu) Noka 28 vjeç ishte në shoqërinë e dy mikeshave të tij në një bar buzë rrugës kryesore në Unazë të Re (Astir) kur u thirr nga një person ende i paidentifikuar. Ai doli jashtë bashkë me personin në fjalë dhe pak minuta më pas u qëllua me tre plumba.

Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes një pistoletë TT që nuk dihet ende nëse i përket autorit apo viktimës. Ka sekuestruar edhe një automjet që dyshohet se u përdor nga autorët. Deri më tani mendohet se kanë qenë dy persona, njëri që e ka nxjerr në pritë dhe tjetri që e ka qëlluar me pistoletë në rrugicën e errët anash lokalit.

Po kështu policia ka sekuestruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të lokalit ku ndodhi ngjarja por edhe të lokaleve të tjera përreth zonës.

Po kaq ka marrë dëshminë e vajzave që ishin në tavolinë ne Nokën si dhe të persona të tjerë që ishin në lokal.

Abc News raporton se nuk ka qenë një konflikt i çastit, por një vrasje e mirëorganizuar.

“Janë siguruar një numër i madh i kamerave të sigurisë.

Deri më tani nuk është bërë i mundur identifikimi i autor/ve. Dëshmi kanë dhënë edhe klientët e lokalit. Një nga autorët ka hyrë brenda dhe e ka thirrur, më pas në rrugicë është qëlluar me tre plumba”, raporton Abc News.

Tafçiu ka pasur një të shkuar kriminale, dyshohet i përfshirë në disa trafiqeve e të drogës, si heroinë dhe marijuanë ndaj edhe është deportuar nga Franca.
Grupi hetimor është fokusuar në të shkuarën e viktimës për të shkuar tek autorët e mundshëm të krimit.

Gjithashtu janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës pistoleta dhe prova të tjera të gjetura në vendngjarje. Për zbardhen e kësaj ngjarje përpos komisariatit nr. 6 është angazhuar dhe drejtoria për Krimet e Rënda në Policinë e Tiranës.

Vilsoni ishte klient i rregullt i këtij lokali thanë dëshmitarët në komisariatin nr. 6 është thirrur nga një person me të cilin besohet se pa patur njohje personale.

Sipas dëshmitarëve nuk ka patur tension apo konflikt fizik mes tyre. Vilsoni është ngritur qetësisht nga bari, ka dalë nga dera e pasme dhe pas pak minutash është qëlluar për vdekje me tre plumba pistolete.

Bazuar në dëshmitë policia ka bërë një identik të personit që e ka nxjerrë në pritë Vilson Nokën. Sakaq do të analizohen edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME