Lajme

Vrasja e 16-vjeçarit rom, protesta të dhunshme në Athinë

Një tubim-protestë është mbajtur në Propylaia të Athinës në Greqi mbrëmjen e sotme.

Sipas burimeve nga media greke, Protothema, protesta është mbajtur nga anëtarët e organizatave antiautoritare me rastin e vdekjes së 16-vjeçarit rom, i cili u qëllua nga një oficer policie në Selanik.

Sërish në këtë tubim nuk munguan incidentet. Ndërkohë që marshimi po zhvillohej, në universitetin e qytetit ka pasur përplasje. Protestuesit hodhën gurë në drejtim të policisë, e cila u përgjigj me metodat e veta.

Tension ka pasur edhe në sheshin Sintagma, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa incidente kanë ndodhur edhe në Stadiou.

Ndërkohë vetëm pas orës 21:00 me orën e Greqisë, është rikthyer qarkullimi në rrugët kryesore të qytetit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close