Një tjetër e re mbeti v iktimë e vrasjes nga partneri. Qytetarët e Malit të Zi kanë bërë thirrje për protesta ditën e sotme në orën 12, pas vrasjes së 18-vjeçares Shejla Bakija nga partneri i saj me breshëri armësh në Tuz.
Thirrjet për protestë janë bërë në rrjetet sociale, ku pjesë e tyre është dhe modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj. Autori Ilir Gjokaj shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara. P lumbat i morën jetën 18-vjeçares Shejla Bakija, gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babi i vajzës. Pas ngjarjes autori është larguar dhe ende nuk është kapur nga autoritetet.