Categories Lajme

Vrasja e 20-vjeçarit për një vajzë në Tiranë, vetëdorëzohet në polici autori i dyshuar

Dy ditë pas vrasjes së 20-vjeçarit, Stiven Toshkezi në Tiranë sot është vetëdorëzuar në policia, autori i dyshuar i krimit, 18-vjeçari Aksel Hoxhaj.

Policia me anë të një njoftimi sqaron se arrestimi i të riut i bë i mundur si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët.

“Vetëdorëzohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 18.04.2023, ku humbi jetën shtetasi S. T. Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, ditën e sotme, në DVP Tiranë, është vetëdorëzuar shtetasi A. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 18.04.2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në bashkëpunim me shtetasin E. M., 18 vjeç, (arrestuar disa orë pas ngjarjes), kanë goditur me mjet prerës shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet ne njoftimin e policise.

Nderkohe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SI NDODHI VRASJA

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani” në kryeqytet. Dyshohet se autorë të vrasjes janë Aksel Hoxhaj dhe Ensi Maze, ky i fundit u arrestua diten e krimit.

Konflikti dyshohet se ndodhi për një vajzë. 20-vjeçari kishte lidhje me vajzën, e cila më herët kishte qenë në një tjetër marrëdhënie. Pas ngacmimeve në rrjete sociale, Toshkezi ka shkuar për t’u sqaruar me të rinjtë. Por pas debateve, dyshohet se i kanë marrë thikën 20-vjeçarit dhe e kanë goditur disa herë për vdekje

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME