Categories Lajme

Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Zvicër, arrestohet një person

Është arrestuar një person nga policia në Luzern nën dyshimin se është vrasësi i një 20-vjeçari nga Kosova. Dhjetë ditë më parë, Ardit Nikçi vdiq në pikën e karburantit Avia në Geuensee të Zvicrës, si pasojë e p lagëve që mori gjatë rrahjes mes dy grupeve. Në vendin e ngjarjes u gjetën një t hikë, gurë dhe një çekan, raporton Blick. Arsyeja e kësaj vrasje mendohet se ishte për një sistem ventilimi dhe për para.

Policia e Luzernit ka arrestuar personin që dyshohet për vrasjen e shoferit të ri të kamionit. “Ne shumë shpejt e identifikuam dhe e arrestuam të dyshuarin”, tha Simon Kopp (52) nga zyra e Prokurorit të Luzernit. “Personat janë në paraburgim në lidhje me vrasjen në Geuensee”. Nga zyra e prokurorit në Luzern bëjnë të ditur se shtatë persona janë në paraburgim dhe për pesë prej tyre është caktuar masa e paraburgimit deri në dhjetor.

Në mesin e personave që janë në paraburgim janë pesë sirianë, një zviceran dhe një irakian, ndërsa në mesin e tyre është edhe një grua. Sipas hulumtimeve të Blickut gjurmët e të arrestuarve çojnë në një familje në dy fshatra në Kantonin e Luzernit dhe një në një qytet në veri të Zvicrës.

Në të gjitha vendet konfirmohet se njerëzit në lidhje me krimin nuk u panë më, u larguan nga punëdhënësi apo u arrestuan. Kopp nuk zbuloi nëse të dyshuarit që gjenden në paraburgim kanë pranuar k rimin apo janë mbrojtur në heshtje, transmeton Reporteri.

Zyra e Prokurorit po kryen hetimet për zënkën dhe nuk bën të ditur se çfarë armë dhe mjete janë përdorur për vrasjen e viktimës dhe lëndimin e personave tjerë. Raporti i Instituti të Mjekësisë Ligjore mbi shkaqet e v dekjes së viktimës është ende në pritje. “Video-regjistrimet ndihmojnë në lidhje me hetimet. Ne i kontrollojmë pamjet tërësisht, çdo sekondë. Në fund është si një mozaik ku të gjitha pjesët duhet të përshtaten”, ka thënë Kopp.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME