Lajme

Vrasja e Altin Alikajt, Gjykata jep vendimin për autorin dhe bashkëpunëtorin e dyshuar

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy të dyshuarit për vrasjen e shtetasit Altin Alikaj.

Gjykata ka lënë në burg të dyshuarin kryesor si autor të ngjarjes, Shazi Ahmetaj dhe bashkëpunëtorin e tij Mateo Kiptiu.

Ata u shoqëruan drejt gjykatës në masa të rrepta sigurie. Ngjarja  e rëndë ndodhi rreth 10 ditë më parë në Vlorë. Pista kryesore e hetimeve është ajo që vrasja ka ndodhur për shkak të borxheve dhe konflikteve të mundshme mbi lëndët narkotike.

Vetë Alikaj dyshohet se ka qenë përdorues. Burime bëjnë me dije  se policia dyshon për një ngjarje kriminale, të planifikuar, pasi janë helmuar më herët qentë e komshinjve, që të mos shkaktonin zhurma. Po ashtu është ulur automati i dritave dhe në banesë është gjetur një sëpatë me gjurmë gjaku.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close