Lajme

Vrasja e Edmond Papës, nis verifikimi për provat e grumbulluara. Policia kontrolle në hotelin e viktimës, ja lidhja me ekzekutimin e Sadikajt

Në tentativë për të zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë të ekzekutimit mafioz të biznesmenit Edmond Papa, Policia përveç informacioneve të ndryshme ka vijuar t’u besojë edhe pamjeve të dhjetëra kamerave të sekuestruara.

Pak ditë më parë, në kuadër të këtij hetimi u tha se ishte zbuluar se viktima e atij shpërthimi horror në rrugën që lidh Tiranën me Elbasanin, kishte fjetur pak ditë para vrasjes në hotelin e viktimës në Sarandë. Për pasojë janë hedhur edhe emra të tjerë në dosjen hetimore, të cilët mësohet se do të merren në pyetje në lidhje me gjithçka ka ndodhur mes dy miqve që më pas dyshohet se u bënë armiq.

Në qendër të hasmërisë mes tyre policia dhe prokuroria pretendojnë se është humbja e një sasie të vogël hashashi, por ende nuk janë mësuar detaje në lidhje me shkakun që solli ekzekutimet e njohura. Ndonëse dyshohet se edhe tri viktima të Greqisë të kenë lidhje me këto ngjarje, policia dhe prokuroria ende nuk i kanë kaluar kufijtë për të shkuar deri në Athinë, atje ku policia greke nuk pushon së gjurmuari atentatorët dhe porositësit e dy atentateve me tre viktima.

Pamjet e kamerave të sigurisë ndihmuan hetuesit për identifikimin e Adrew Bodes, personit që është shpallur në kërkim si autor i vrasjes së Edmond Papës në një lokal në kryeqytet. Bode është kujdesur të kryejë vrasjen në mënyrë që të mos identifikohej nga kamerat e sigurisë, por ai është tradhtuar nga një takim që ka pasur me Albano Velon, gjatë kohës që mbanin në vëzhgim lëvizjet e Papës. Grupi hetimor referuar kamerave të sigurisë ka zbardhur një takim të zhvilluar pranë presidencës në zonën e ish-bllokut mes Andreë Bodes dhe Albano Velos, pasi këta të fundit kanë qenë në ndjekje të makinës me të cilën lëvizte Edmond Papa.

Për vrasjen e biznesmenin në pranga është vënë Albano Velo, si person që ka mbajtur në vëzhgim lëvizjet e viktimës, ndërsa Bode që dyshohet se ka qëlluar për vdekje është shpallur në kërkim. Sipas prokurorisë, Papa është ekzekutuar në shenjë hakmarrje pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt qershorin e kaluar nga shpërthimi me tritol në makinën me të cilën ai po udhëtonte. Grupi hetimor ka dyshime se familjarët e Sadikajt po përgatiteshin për të marrë hak për vrasjen e të afërmit të tyre, ndërsa shkak për konflikte është bërë prishja e pazareve të drogës, raporton Panorama.

Aleksandër Sadikaj rezulton të ketë qëndruar në hotelin “Blues Sky” në pronësi të Edmond Papës pak ditë përpara se sa të ekzekutohej. Kjo marrëdhënie por dhe dëshmi të mbledhura nga Policia, kanë faktuar se Sadikaj dhe Edmond Papa, njiheshin mirë me njëri-tjetrin.

Por, për shkak të borxheve të lindura si pasojë e blerjes së një sasie prej 100 kg hashash në Memaliaj, marrëdhëniet mes dy miqve ishin kthyer në kontradiktore. Sipas të dhënave hetimore bëhet me dije se janë një sërë të dhënash që i kanë çuar hetuesit në Sarandë, pikërisht në vendin nga ku edhe është nisur zinxhiri i vrasjeve pasi sipas të dhënave një kushëri i viktimës Sadikaj ka dalë në një sërë të dhënash është mik i ngushtë i dy personave të vënë nën akuzë për ekzekutimin e Papës në Tiranë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close