Categories Lajme

Vrasja e Hekuran Billës/ E motra e viktimës i dorëzon gjykatës provat për rihapjen e hetimit

Atë që nuk e bëri as gjykata dhe as prokuroria, e bëri motra e të vrarit Lulzime Celhaka e cila kundërshton mbylljen e hetimeve për Viktor Markun, Sebastain Malin dhe Adiola Lakrën dhe kërkon rihapjen për vrasjen e të vëllait Hekuran Billa.

Në kohën kur drejtësia nuk i quajti prova të mjaftueshme 38 kamerat e sigurisë që shfaqnin udhëtimin e Viktor Markut dhe nipit të tij drejt Tiranës me planin për të eliminuar Hekuran Billën, e motra ka marrë rolin e prokurores dhe gjyqtares duke i numëruar jo vetëm konfliktin për gjakmarrje, por akt ekspertimet ndaj telefonave të të dyshuarve që vërtetojnë se ata gjendeshin në Tiranë. Vendimin e pushimit me kërkesë të prokurorisë e motra e viktimës e konsideron si një shkelje të rëndë.

Motra këmbëngul se provat jane të mjaftueshme.

Hekruan Billa u qëllua me 19 plumba mbasi kreu 1 vit burg në Shqipëri pasi u soll për të vuajtur burgun që nga i përjetshëm iu konvertua në 25 vite heqje lirie për vrasjen e Prel Markut.

Edhe vëllai i këtij të fundit, Viktor Marku, qëndroi vetëm një vit në burg dhe doli mbasi alibia e tij kryesore ishte udhëtimi para krimit drejt Malit të Zi . Përballë provave që mblodhi policia ndaj të dyshuarve kryesorë që u tha se ishin organizuar për të marrë hak për vrasjen e 14 viteve më parë të Prel Markun, akuza dhe gjykata nuk i konsideroi bindëse marrjen me qira të smart-it në Shkodër, udhëtimin e tyre dhe parkimin në një servis dhe më pas udhëtimin me një mjet tjetër drejt vendit të krimit aty ku Billa u nxor në prite nga e reja Lakra, me të cilën viktima u njoh në rrjetet sociale.

E motra e viktimës akuzon se veprimet e drejtësisë nuk ishin të plota për të ngritur akuzë ndaj tre të arrestuarve të policisë, të cilët me pushimin e hetimit i shpëtuan asaj. Me ankimin e 44-vjeçares, rasti Billa shkon në Gjykatën e Apelit që si fillim duhet të vlerësojë nëse në kuptim të ligjit konsiderohet apo jo e motra si trashëgimtare e tij./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME