Categories Lajme

Vrasja e ish-policit, hetimet janë përqëndruar te hakmarrja

Hetimet për vrasjen e ish-policit, Arben Bilali, janë përqëndruar te hakmarrja. Për këtë arsye, prokurorët thirrën të japë shpjegime anëtarë të familjes Xhabafti, me të cilët, familja e viktimës ka një konflikt që nga viti 1997.Por, ky i fundit, i sapokthyer nga Anglia për të vuajtur një dënim në Shqipëri me “shërbim prove”, deklaroi se të ndjerin e kishte parë vetëm njëherë në vitin 1992 dhe nuk e kishte takuar kurrë.

Ai ka alibi, sepse në momentin e vrasjes ka qenë duke drekuar me miqtë e tij. Sipas Xhabaftit, edhe për vrasjen e vëllait të tij, ai kishte dërguar disa njerëz në familjen Bilali, për t’u sqaruar se kjo familje nuk kishte gisht në atë ngjarje. Ndërsa Xhabaftët, si familje në konflikt nuk pranojnë të kenë lidhje me këtë ngjajrje, policia arriti të gjejë se automjeti tip Benz, ngjyrë blu, nga ku ndodhi vrasja, kishte targa false që në fakt rezultojnë t’i përkasin një mjeti Fiat Punto, i vjedhur në Vlorë në vitin 2017.

Hetuesit kanë mundur të sigurojnë dy dëshmi me interes për hetimin, deri më tani. Njëri prej dëshmitarëve ka thënë se, përpara disa ditëve i ka ndjekur një makinë, e atë ditë ishte duke udhëtuar me viktimën.

Gjithashtu, një tjetër shok i viktimës ka thënë se një makinë i ka ndjekur ditët e fundit. Nga hetimet mësohet se viktima ka pasur një pistoletë me vete, por shokët e tij ia kanë hequr në momentin që e larguan trupin e tij për në spital, për t’ia dorëzuar më pas policisë.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME