Lajme

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, dënohet me 22 vite burg Arbër Paplekaj

Gjykata e Elbasanit dënoi me 22 vite burg Arbër Paplekajn, i cili vrau më 21 prill 2021, Pjerin Xhuvanin, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Elbasanit 4 ditë përpara datës së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

Ish-efektivi i forcave RENEA, Paplekaj ishte i pranishëm në seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Elbasanit, ku togat e zeza lexuan vendimin. Trupa e gjyqtarëve, ndryshe nga pretenca e lexuar nga prokuroria, ku kërkohej 25 vite burg, dha 22 vite burg për ish-punonjësin e Policisë, i cili pas krimit u vetëdorëzua tek reparti RENEA në Tiranë.

Togat e zeza po ashtu lexuan vendimin edhe për të pandehurit e tjerë. Nga 1 vit shërbim prove gjykata dha për dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla. Gjykata dha dënim me 16 muaj shërbim prove u vendos për 6 efektivët e “Shqiponjave”, Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

Avokati i familjes Xhuvani, Mirash Martini, bëri me dije se vendimi i Gjykatës së Elbasanit do të apelohet.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close