Categories Lajme

Vrasja e policit Xhuliano Prela, dëshmia e mikut që e ka parë i fundit gjallë: Më mori nga Rinasi

Mbrëmjen e sotme emisioni ‘Në Shënjestër’ publikon për herë të parë detaje të pathëna nga dosja h etimore e vrasjes së punonjësit të policisë, Xhuliano Prela dhe se si makina që u përdor nga autorët ishte shitur disa herë brenda pak javësh te persona të ndryshëm.

Sipas rrëfimeve të familjarëve të viktimës, natën e ngjarjes, Xhulio, siç ata e thërrisnin, ndodhej në banesën e prindërve të tij në qytetin e Lezhës. Aty, ku konsumoi edhe darkën e fundit me ta.

Vetëm pak pas mesnate, ai kërkoi të ngrihej nga tryeza pasi do të shkonte të merrte një mikun e tij në Aeroportin e Rinasit.  Sipas dosjes hetimore dhe dinamikës së zbardhur të ngjarjes, Xhuliano Prela, u gjet i ek zekutuar brenda makinës së tij në orën 3.00 të mëngjesit, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Por ky nuk do të ishte orari i vërtetë i krimit.

Çka do të zbulohej më pas nga vëzhgimi i të gjithë kamerave të sigurisë së autostradës Lezhë-Shkodër. Sipas dëshmisë së mikut të tij emigrant, që mbërriti atë mëngjes në Aeroportin e Rinasit, Xhulio kishte dalë për ta pritur ashtu siç ata edhe e kishin lënë më herët.

Ata u takuan së bashku në aeroport në orën 12.10, pak pas mesnate. Pasi lanë aeroportin të dy u drejtuan për në Shkodër, për në banesën e mikut të tij.

Ku edhe pse ky i fundit iu lut të qëndronte aty natë, Xhulio vendosi të kthehej sërish në Tiranë. Por rrugës së kthimit në kryeqytet, në autostradën Lezhë-Tiranë diçka duket se ndodhi.

Por çfarë tha për mediat, miku i tij Pjetër Gavoçci, ai që e pa dhe e takoi i fundit në të gjallë, Xhuliano Prelën.
“Unë pata marrë motrën në telefon dhe i thashë a mundesh me më dalë para. Më tha nuk mundem Pjetër pas orës 10 të natës, se është kjo koha e pandemisë, por do të vijë Xhulio të të marrë në Rinas.

Unë i thashë, lene mos e nxirr djalin hiç se po marr taksi edhe vij. Por ajo më tha mu se Xhulio ka qef me të taku. Kam ardh në orën 12.10 edhe kam shku te makina me ta. Prej te makina më dha një çakmak se desha me ndez cigare e ma la kujtim për tanë jetën. Ka shku, ka pagu biletën e parkingut.

Kena ndejt duke ba muhabet në makinë. Na ka shku rruga si me kenë t’u hyp në makinë e duke u ul direkt. Kena ardh te shpia edhe ju luta katër – pesë herë që të rrijë këndej, sepse edhe motra më pati thënë që të mos e leja të lëvizte natën. Nuk mundem me fjetë kund më ka thënë. I thashë motrës së nuk dëgjoj me ndejt. Nuk ma dha Zoti që t’i thoja ta merrte rrugës dhe të dinim ku ishte.

Ka ardh motra në mëngjes dhe më ka thënë hajde se ka bërë aksident Xhulio. Kam shku në Lezhë. Kur kena shku te spitali, thotë oficeri i policisë “rrofshi vetë”. Pastaj më mori 5 metra më andej e më tha se nuk është çështje aksidenti, por e kanë vra”./bw

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME