Lajme

Vrasja e Santiago Malkos, arrestohet në Belgjikë kreu i “Klanit Duka”, armiku i betuar i Vis Martinajt

Policia e Shtetit ka njoftuar se është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi 37-vjeçari Leonard Duka, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ky shtetas dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së shtetasit Santiago Malko, të ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, në Tiranë.

Duka njihet edhe për atentatin e dështuar ndaj Ervis Maritnajt. Pas dështimit të këtij atentati, Duka mendohet se u hakmor ndaj Malkos, krahur të djathtë të Martinajt.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close