Categories Lajme

Vrasja e Santjago Malkos, shfaqen në Gjykatën e Posaçme pamjet filmike, nëna shpërthen në lot

TIRANË

Zhvillohet procesi ndaj Ilir Selmanit dhe Elvis Gacaj, dy të akuzuarit e tjerë për vrasjen e ish-policit Santjago Malko më 28 gusht 2019. Shfaqen në seancë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsonit dhe Krimit të Organizuar pamjet filmike të vrasjes së Malkos.Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se në seancën e sotme u panë të gjitha pamjet filmike ku tregohen lëvizjet e viktimës dhe të autorëve të dyshuar, se si ndiqet ai deri te ekzekutimi në rrugën “Xhanfize Keko”.

Pamja që lidhet direkt me ngjarjen, është pamja e një kamere sigurie e një lavazhi në rrugën “Xhanfize Keko” ku makina e autorëve të dyshuar vjen dhe ndalon te dera e lavazhit.

Pret pak sekonda dhe në momentin kur vjen Santjago Malko e qëllojnë me breshëri kallashnikovi, makina ikën për disa sekonda për inerci dhe përplaset me disa kazanë. Sipas prokurorisë, Malko është qëlluar nga brenda makinës.

Sipas dosjes hetimore, ekzekutor dyshohet të jetë Fatmir Hyseni nga Vlora, i njohur si “Doxha”.

Ndërkohë që akuzohen si organizatorë vëllezërit, Leonard dhe Elvis Duka. Vëllezërit Duka dhe Fatmir Hyseni janë duke u gjykuar në një proces tjetër.

Ndërkohë është dënuar Blendi Teta dhe janë në proces Ilir Selmanit dhe Elvis Gacaj.
Gjatë kohës së procesit që pa kamerat e sigurisë ishte dhe nëna e Santiago Malkos, e cila gjatë shfaqjes së momentit të vrasjes së të birit shpërtheu në lot.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME