Categories Lajme

Vrasja në Devoll, dalin fakte tronditëse. Nusja u gjet e zhveshur, si autori tentoi të zhdukte gjurmët

“Ora News”, zbulon fakte tronditëse nga vrasja e dy grave në fshatin Progër të Devollit. Autori i kësaj ngjarje, Ali Zili, ka pranuar plotësisht autorësinë e krimit të rëndë ndërsa ka thënë se ka qenë në gjëndje të dehur kur ka kryer krimin.

Zili ka treguar me detaje të gjithë dinamikën e krimit, që sipas tij ka nisur krejt spontanisht, pasi ai kishte shkuar në shtëpinë e dy grave për ti kërkuar 6 mijë lekë të druve që ai ja kishte çuar, para rreth një muaji

Pas vrasjes, Zili ka kthyer “përmbys” të gjithë shtëpinë me qëllim gjetjen e lekëve, ku nga kontrolli ka mundur të gjejë vetëm 20 mijë lekë dhe më pas është larguar në drejtim një lokali të fshatit dhe më pas spitalit të Bilishtit.

Në momentin kur policia ka shkuar në vendin e krimit, trupi i pajetë i Fatmirës, ka qënë i zhveshur, kjo ka bërë që grupi hetimor të nisë hetimet dhe për dyshime të tjera.

Nata e 3 marsit 2022

Sipas autorit të krimit, rreth orës 20:30, Ali Zili fillimisht është afruar tek porta e jashtme e shtëpisë, e cila ka qënë e mbyllur, ka trokitur por nuk iu përgjigj njeri dhe ka kapërcyer murin rrethues të banesës dhe ka hyrë në pjesën e verandës së banesës.

Më pas ka trokitur tek dera që të fut në ambientet e brendshme te banesës dhe pohon se, ka dalë Fatmira, e cila i ka thënë se çfarë donte.

Kur Aliu i ka kërkuar paratë e druve, ajo i ka thënë të ikte sepse nuk kishte. Në këtë moment Aliu, ka treguar në polici se e ka gjuajtur me pëllëmbë në fytyrë dhe ajo është rrëzuar. Pas këtij veprimi, ka dalë me shkop në korridorin e banesës vjehrra e Fatmirës, Marie Bami që autori e thërret dhe Bukurije Bami, dhe ka tentuar ta godasë me shkop në kokë.

Aliu ja ka rrëmbyer shkopin nga dora dhe me të ka filluar t’i gjuajë të dyja gratë, duke i gjuajtur edhe me dru zjarri, të cilat ndodheshin të stivuara në pjesën e verandës së banesës, duke i lënë të shtrira në tokë.

Kërkimi për lekët

Pas kësaj, ai ka kontrolluar gjithë ambientet e brendshme të banesës për para, duke hequr sirtarët, ka lëvizur divanët dhe orenditë e tjera shtëpiake dhe mbi tavolinën ku ndodhej televizori, ka gjetur një paketë cigaresh, brenda të cilës kishte një sasi lekësh, të cilat pasi i ka numëruar më vonë, ka rezultuar të kenë qënë 20.000 lekë.

Autori i krimit më tej shton se: “…më pas unë ham shkuar tek lokali i A…, në Porgër, ku ishte djali i saj, E. dhe aty kërkova një makinë, por nuk më ndihmoi njeri.

Më pas unë kam shkuar tek shtëpia e shtetasit N….dhe i kam thënë se do më qosh me makinën tënde deri në spitalin e Bilishtit se vëllai im, ka goditur mamanë me thikë, por në fakt, unë e gënjeva.

Kemi shkuar në spitali në Bilisht. Në spital hyra vetëm unë dhe pastaj dola duke e gënjyer se mamaja nuk është këtu, hajde të shkojmë në Korçë.

“Më pas ne kemi shkuar në Spitalin e Korçë dhe jemi kthyer në fshatin Progër” tregon ai.

Aty ka fjetur në shtëpinë e një shoku dhe të nesërmen në mëngjes është nisur sërish në Korçë

“Në këtë qytet unë shkova me qëllim që rrobat që kisha veshur kur godita ato gratë në fshat, t’I zhvishja dhe të blija të reja. Tregtarit i thashë që këto që kisha veshur, nuk i dua mbaji dhe më pas u largova…”-ka treguar para policisë autori i krimit.

Policia ka marë në pyetje shitësin i cili ka treguar se rrobat ia kishte falur një të varfri, pasi policia e kontaktoi ia mori rrobat në cilësinë e provës material. Pritet që sot, Ali Zili, të dalë para gjykatës së Korçës ku do njihet me masën e sigurisë “arrest në burg”, që do kërkojë përfaqësuesi i akuzës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME