Lajme

Vrasja në Shkodër, 74-vjeçari nuk është emër i panjohur për policinë

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja me armë zjarri në Shkodër ku viktimë ka mbetur 74-vjeçari Lulash Qepuri. I moshuari mësohet se është vrarë në lokalin e tij në rrethana ende të paqarta, ndërsa djali i tij ka telefonuar policinë duke i treguar se i kanë vrarë të atin.

Lulash Qepuri nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shkodrës. Në vitin 2011, është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në lokalin dhe banesën e tij u gjetën armë zjarri dhe fara kanabisi.

Sa i përket ngjarjes së kësaj mbrëmje, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur të tjera detaje. Sakaq, janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close