Lajme

Vràsjà në Tiranë për radhën në market, lirohet shoku i viktimës

Është liruar nga qelia, Ogrest Drazhi, miku i Jurgen Dukës. Ky i fundit u vra nga një polic për radhën në market, ndërkohë i pranishëm në ngjarje ishte edhe Orgest Drazhi.

Mësohet se Gjykata i ka caktuar Drazhit masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ai akuzohet për moskallëzim krimi pasi në momentet e para nuk ka rrëfyer para hetuesve ngjarjen e ndodhur por pas dëshmisë së dytë ka treguar detaje.

Seanca e vlerësimit të masës së sigurisë është mbajtur më 16 dhjetor 2021 dhe prokuror i çështjes ka qenë Petrit Hysi ndërsa gjyqtare Oltjona Goxha.

Në përfundim të gjykimit gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e mases se sigurimit “Detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Ndërkohë është ende në kërkim agjenti i krimeve në policinë e Dibrës Arbër Sula i cili qëlloi me armë 29 vjeçarin. Sipas burimeve efektivi kishte ardhur në kryeqytet për arsye së më datën 14 dhjetori ishte parashikuar që të kryente testin e drogës sipas urdhrit të bërë publik tri javë më parë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: