Categories Lajme

Vrasja për një këngë/ Ekstradohen dy të dënuar, ja detajet nga arrestimi i tyre në Greqi dhe Bruksel

Disa vite më parë, një ngjarje e rëndë do të trondiste Lezhën. Në një lokal nate në anë të rrugës do të kryhej një vrasje, akt të cilin jo vetëm askush nuk e merrte përsipër, por të gjithë fshihnin fakte dhe detaje të rëndësishme, ndërsa të pranishmit dhe aq më tepër protagonistët, bashkë me të zotin e lokalit, të gjithë njiheshin me njëri-tjetrin.

Personi që ra nën akuzë mundi të largohej, por ta kapej dhe të vihet para drejtësisë tashmë në vendin tonë. Kështu, falë shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve, janë kapur në Bruksel dhe në Greqi, si dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Specialistët e Interpol Tiranës ekstraduan nga Brukseli, drejt Shqipërisë, shtetasin Mariglen Përgjini.

Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas, me 18 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”, kryer më shumë se një herë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal me muzikë tallavaje në Lezhë, ku gjendeshin 8 persona. Pasi janë takuar me njëritjetrin kanë qëndruar së bashku në lokalin me muzikë live në pronësi të Lek Tonit duke konsumuar alkool. Në lidhje me një këngë që do këndohej nga këngëtarët që ndodheshin në lokal, ka pasur një debat verbal për të cilin kanë dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar.

Pasi janë sqaruar të tre shtetasit kanë vajtur në tavolinat e tyre dhe kanë qerasur njëri-tjetrin dhe me pije. Këta persona kanë vijuar në tavolinat e tyre dhe kanë qerasur njëri-tjetrin me pije. Rreth orës 23:30 kur në lokal ka mbaruar muzika dhe njerëzit që ishin në lokal janë larguar, ndërsa disa persona kanë qëndruar. Në këtë moment Anton Toli, ka ftuar Shtjefnin që të bashkohej me tavolinën e tyre dhe ai ka vajtuar dhe është ulur pranë tyre. Gjatë kohës që po qëndronin në tavolinë,

Mariglen Përgjini ka nxjerrë dhe ka mbajtur në dorë një armë zjarri pistoletë, e cila është parë nga të gjithë personat që kanë qenë prezent në tavolinë. Në një moment dhe në mënyrë të papritur Mariglen Përgjini ka qëlluar një herë me këtë pistoletë në drejtim të Maltin Shtjefnit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat e ka dënuar shtetasin Mariglen Përgjini me 3.4 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dënim i cili është konvertuar më pas në shërbim prove.

Gjithashtu, po si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u bë kapja dhe ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit të kërkuar Eraldo Memaj, banues në Pukë. Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”. Ky shtetas në vitin 2013, në Pukë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin P. V.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME