Categories Lajme

Vrasja që tronditi Greqinë, prindërit e Caroline do i ndryshojnë mbiemrin mbesës së tyre

Vrasja e Caroline Crouchs në Greqi, nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos ka marrë sërish vëmendjen e mediave greke. Këtë herë bëhet fjalë për vajzën e tyre Lydia, e cila do të ndryshojë mbiemrin, sipas njoftimit të gjyshit të saj David Crouch. “Do të ishte e papranueshme që Lydia të mbante mbiemrin e njeriut që vrau nënën e saj”, tha babai i Caroline në një deklaratë mediat greke, duke shtuar se vajza e vogël do të marrë mbiemrin e nënës së saj ose atë të burrit të tezes.

“Lidya patjetër do të ndryshojë mbiemrin e saj. Gjithmonë ka qenë synimi im për të ndryshuar emrin e saj nga babai i saj i lindjes që nga ajo ditë në qershor 2021 kur ai u arrestua në shërbimin përkujtimor të vajzës sime dhe u bë e qartë se ai e kishte vrarë atë. Ligji në Greqi është i qartë për arsyet e mundshme pse një person mund të ndryshojë emrin e tij.

Nuk është vendosur ende nëse ajo do të marrë emrin e nënës apo burrit të motrës. Do të ishte e papranueshme që Lydia të mbante mbiemrin e njeriut që vrau nënën e saj. Caroline kishte shtetësi britanike dhe filipinase. Lydia do të mund të aplikojë për dyshtetësi dhe kur të ketë pasaportën e saj do të mund të udhëtojë më lehtë”, tha më tej David Crouchs.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME