Categories Lajme

Vrasje, drogë e përdhunim/ Në listën e personave më të kërkuar nga policia angleze, publikohen fotot tre shqiptarëve

Në foton e publikuar janë personat e vendosur në listën e Policisë së Yourkshire të Jugut ndër më të kërkuarit që nga 13 nëntori i këtij viti.

Mediat e huaja shkruajnë se këta persona kërkohen pasi besohet se kanë informacioen të rëndësishme në lidhje me vepra penale duke përfshirë vrasje, trafikim droge dhe përdhunim. Disa prej tyre janë në kërkim prej vitesh nga policia për të ndihmuar oficerët të zbardhin raste të rënda.

Bëhet fjalë për 1-Mateo Cela dhe Eljaso Çela: Detektivët që po hetojnë vrasjen e Armend Xhikës në Sheffield të ndodhur në maj të vitit 2021 po kërkojnë ndihmë për të gjetur dy vëllezërit që janë në kërkim në lidhje me vdekjen e Armendit.

Eljaso Cela 28-vjeç dhe vëllai i tij 26-vjeç Meto Çela janë në kërkim nga oficerët e hetimit, ndërkohë që hetimet rreth kësaj vrasjeje vijojnë.

 

 

Armendi pësoi plagë me thikë në Sheffield më 13 maj 2021, pas një sherri të ndodhur në rrugën Earl Marshal në zonën Burngreave.

Armendi, 22 vjeç, u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Eljaso besohet se përdor gjithashtu emrin e pseudonimit Illiazy dhe është e mundur që vëllai i tij Mateo gjithashtu mund të përdorë një meër tjetër.

Këto janë imazhet më të fundit që policia ka në dispozicion dhe besohet se janë marrë rreth vitit 2021.

Policia tha se të dy vëllezërit kanë qenë të njohur dhe se frekuentonin zonat Sheffield dhe Rotherham.

Gjithashtu Oficerët e policisë në Sheffield po bëjnë apel për ndihmë për gjetjen e të kërkuarit Klevis Xhelaj.

28-vjeçari kërkohet për vepra penale, ndjekje dhe ngacmim ngjarje kjo e ndodhur midis 11 qershorit 2021 dhe marsit 2022.

Oficerët kanë kryer hetime më të thelluara, duke përfshirë punën me forca dhe agjenci të tjera në të gjithë vendin dhe tani po kërkojnë ndihmën e publikut për ta gjetur atë.

Ai përshkruhet, me flokë kafe të errët, tatuazhe në gjoks dhe në gjuhën shqipe.

Ndër të tjera besohet të ketë qëndruar me zonat e Nottinghamshire, Ëest Midlands, Leicester dhe Londër. Mund të ketë udhëtuar jashtë zonës së Yorkshire të Jugut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME