Categories Lajme

“Vrasje me dashje”/ Qëlloi mbi kolegun, kalon në gjykim dosja e ish-policit

Kalon për gjykim ish-efektivi i Komisariatit Nr.3, Ludian Zaimi, që vrau kolegun e tij Çaush Saliasin në ambientet e vendit të punës.

Gjykata regjistroi çështjen me akuzën e “vrasjes me dashje e punonjësit të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj,”. Kjo vepër penale ka një marzh dënimi  jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Gjykata nuk pranoi gjykimin e shkurtuar dhe do të gjykohet me procedurë të zakonshme, për shkak të veprës penale që ka kryer i pandehuri. Në dosjen hetimore që Syri tv disponon, thuhet se me vlerë është dëshmia e një prej kolegëve të Zaimit, ku ngrihen dyshime se ai e ka planifikuar më përpara vrasjen. “Makina e autorit qëndronte e ndezur në derën e komisariatit, e gatshme për tu larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa pak kohë para veprimit të zij, kishte dërguar mesazhe të dyshimta të afërmve të tij”, thuhet në dosjen hetimore.

Prokuroria pretendon më tej, ndryshe nga sa këmbënguli mbrojtja, referuar aktit të ekspertimit psikiatriko-ligjor, se Ludjan Zaimi nuk vuante dhe nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë në gjendje të kontrollojë veprimet e tij.

Ludjan Zaimi, sipas Prokurorisë, pak para krimit, i shkruan një personi të dënuar një mesazh me përmbajtje: “Do t’ju shkruaj në darkë diçka. Paçim tani… Elio, Eris, Faik, ju lë amanet babin dhe mamin, nëse do të kem mundësi do t’ju ndihmoj. Kur them amanet, duhet ta mbani amanetin. Eljo ose Eris, njëri nga ju, le të bëhet djali i shtëpisë time. Të lutem”. Një tjetër mesazh, Ludjan Zaimi ia nis një shtetasi me iniciale D.C të cilit i lë amanet personin e afërm e quajtur “D”.

25-vjeçari sipas prokurorisë e ka vrarë pikërisht për shkak të marrëdhënieve gjatë ushtrimit të detyrës Saliasin, pavarësisht se nuk ka ngritur shqetësim tek eprorët apo ndonjë i afërm i viktimës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME