Categories Lajme

Vrau 34-vjeçarin shqiptar në Mykonos, biznesmeni grek: Isha i dehur

Athanasios Nazos, 33-vjeçari nga Mykonosi që vrau 34-vjeçarin shqiptar Visar Dakramaj i njohur edhe si Julian Kosova ka rrëfyer se ishte i dehur dhe nuk kishte qëllim ta vriste. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës pas një debate që patën në një lokal të ishullit të famshëm. Sipas mediave greke, autori në dëshminë e tij do të thojë se ka qenë i dehur në momentin e përpleshjes me të riun shqiptar, të cilin e vrau me armë gjahu dhe pritet që të shprehë pendesë para trupës gjykuese.

Sa i përket vajzës e cila dyshohet se u bë ‘molla e sherrit’, persona pranë të riut grek thonë se nuk ishte krim pasioni pasi nuk kanë pasur asnjëherë lidhje romantike.

“Shqiptari e ofendoi vajzën dhe më pas të dy nisën përleshjen që zgjati rreth 10 minuta. Nën efektin e pijes, gjërat morën kthesë të pakëndshme”, shtoi burimi për ‘Protothema’.

Ndërsa persona pranë 34-vjeçarit shqiptar tregojnë se babai i tij ka qenë polic në Shqipëri ndërsa vëllai ka emigruar për në Angli, ku është punëtor ndërtimi. Për shumë vite, viktima punonte në ishull si elektricist. Ai kishte arritur që të ndërtonte një shtëpi luksoze që e jepte me qira për 800 euro/nata gjatë muajve të verës. Shtëpia që bleu i kushtoi 150 mijë euro, e rinovoi dhe e nxorri me qira. Ndërkohë, autori ishte edhe pronar i një hoteli në Mykonos.

Vrasja e 34-vjeçarit Visar Dakrama nga një 33-vjeçar i cili ndodhej në të njëjtin lokal në orët e para të së hënës së 20 shkurtit, trazoi mbarë ishullin e erërave. Mykonos është në pritje të përgjigjeve për krimin dhe arsyet që e çuan të riun drejt aktit të rëndë. Autori, i njohur në ishull, sipas mediave greke, nuk kishte shkaktuar asnjë problem në të kaluarën. Alkooli duket se ka luajtur një rol vendimtar në vrasje. Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë autori, i cili u vetëdorëzua në polici pas krimit.

Në lidhje me vrasjen, pronari i lokalit ku nisi tensioni tha për SKAI-n: “Vajza ka qenë vetëm në lokal dhe më pas ka ardhur i dashuri i saj. Ajo nuk ishte në lidhje me ata të dy, ishte shoqe me ta. Ata ishin klientë brenda dyqanit. Pasi nisën tensionet mes tyre, dolën jashtë për të zgjidhur problemet e tyre. Kanë pasur probleme me njëri-tjetrin, me biseda, nuk e di çfarë dhe si. Ndërsa krimin, nuk e di se ku ka ndodhur saktësisht, në parking, apo në rrugë. Pasi dolën nga lokali, dy të rinj u përleshën dhe pasi autori gjeti armën, e vrau.”, tha pronari i lokalit.

Përleshja mes dy të rinjve nisi në orën 06:00 të mëngjesit të së hënës. Autori dhe viktima u përplasën në lokalin në zonën Skylambela të Mykonos dhe shumë shpejt të dy dolën jashtë dhe vazhduan të ziheshin. Në një moment 33-vjeçari u largua dhe të gjithë menduan se episodi kishte marrë fund. Mirëpo, pak më vonë, ai u pa duke u kthyer i armatosur me një pushkë gjuetie që kishte sjellë nga shtëpia e tij. Ai ka vënë në shënjestër 34-vjeçarin dhe e ka qëlluar dy herë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend shqiptarin.

Sot 33-vjeçari pritet të dërgohet në prokurorinë e Athinës ku pritet t’i jepet një afat për të kërkuar falje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME