Lajme

Vrau biznesmenin në Shëngjin, kapet në Marok portugezi Ruben Saraiva

Arrestohet autrori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Ruben Saraiva është kapur në Marok falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Rabat.

Sipërmarrësi Nikulaj u ekzekutua në lokalin e tij në Shëngjin më 19 prill nga një grup mercenarësh që dyshohet se u paguan nga Edmond Haxhia, për shkaqe hasmërie.

Sipas informacioneve zyrtare, falë informacioneve të siguruara si rezultat i punës kërkimore, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Marok, e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Ardian Nikulaj.

Policia marokene, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Rabat, Marok, ka bërë të mundur lokalizmin në Rabat, Marok, kapjen dhe vënien në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, të shtetasit portugez Ruben R. Saraiva, 28 vjeç.

Vrau biznesmenin në Shëngjin, kapet në Marok portugezi Ruben

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 97, të datës 26.04.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me autoritetet marokene, po punon për të bërë të mundur ekstradimin e 28-vjeçarit, drejt Shqipërisë.

Ndërkohë, vijon intensivisht puna kërkimore në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të shtetasit të fundit të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close