
Gjykata e Lartë e Firences dënoi me 30 vite burg Elona Kaleshën, 39-vjeçaren nga Durrësi e cila akuzohet për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj, Teuta dhe Shpëtim Pashko. Shpëtim dhe Teuta Pasho u zhdukën në tetor 2015, ndërsa trupat e tyre të copëtuar, u gjetën në dhjetor 2020 në disa valixhe.
Kalesha dyshohet se futi bashkëshortët në kurth, të cilët erdhën në Itali për të parë djalin e tyre, Taulantin. Ky i fundit, i burgosur në Sollicciano për krime droge, do të lirohej nga burgu më 2 nëntor 2015. Prindërit e tij u zhdukën pa asnjë gjurmë, ndërsa personi i fundit që i takoi ishte Elona.
Kalesha u arrestua nga policia italiane për vrasjen makabre të çiftit Pasho, pasi dyshohet se e kreu vrasjen me paramendim. Ndërkohë, sipas hetuesve ajo kishte si qëllim që t’i eliminonte për t’u marrë 40 mijë euro, por edhe për shkak se mendohet se ajo e urrente nënën e të dashurit pasi nuk e donte për nuse.