Lajme

Vrau dhe hodhi në përrua një 64-vjeçar pas një mosmarrëveshjeje, arrestohet imami

Policia turke ka vënë në pranga një imam xhamie, pasi akuzohet se ka vrarë një person, i cili u gjet në një përrua një ditë më parë, në lagjen “Alaçam” të Samsunit.

Mësohet se trupi i pajetë i përkiste İsmail Ayan, 64 vjeç, të cilit iu konstatua një plagë me armë zjarri në trup, që i kishte shkaktuar edhe vdekjen.

Pas kryerjes së hetimeve përkatëse, policia doli në konkluzionin se, shkak për ngjarjen e rëndë, ishte një debat mes imamit dhe viktimës për çështjen e të ardhurave.

Ishte gruaja e viktimës, e cila bëri denoncimin në komisariat për krimin e rëndë, krim, të cilin e pranoi edhe vetë imami pasi u arrestua.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close