Categories Lajme

Vrau dy vëllezër në Cakran në shenjë hakmarrje për djalin 9-vjeçar, dënohet me 20 vjet burg Ilirjan Zeqaj

Është dënuar me 20 vite burgim, Ilirjan Zeqaj, personi që në vitin 1998 ekzekutoi me armë zjarri dy vëllezërit Gramoz e Shkëlqim Llanaj.

Vendimi për dënimin e Ilirjan Zeqaj është marrë ditën e sotme nga gjykata e Fierit. Ndërsa në Dhjetor 2022, prokurori i çështjes Petrit Vukaj, kërkoi në pretencën e tij deklarimin fajtor dhe dënimin me 23 vite burgim ndaj Zeqaj, i cili akuzohej për “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”.

Vetë avokatët e Zeqaj, kishin kërkuar deklarimin e pafajshëm të tij, por kjo kërkesë nuk u konsiderua e drejtë nga ana e trupit gjykues.

Sipas vendimit të gjykatës, ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtator të vitit 1998 në fshatit Cakran, ku mbetën të vrarë vëllezërit Gramos dhe Shkëlqim Llanaj.

Aktualisht i dënuari, ndodhet në Angli dhe po përballet me një proces ekstradimi drejt Shqipërisë. Në dosjen hetimore flitet për një zinxhir ekzekutimesh të kryera në fshatin Cakran, sagë kjo e nisur me vrasjen e një fëmije 9 vjeçar.

Autori i vrasjes së fëmijës Ëngjëllush Zeqaj, ka qënë Santiliano Llanaj, nipi i dy viktimave Ilirjan alias Leonard Llanaj dhe Gramoz Llanaj që në vitin 1998 mbante detyrën e punonjësit të policisë. Santiliano, në kohën e kryerjes së krimit është arrestuar dhe më pas dënuar nga gjykata.

Por në dosjen hetimore thuhet se vetëm tre ditë pas këtij krimi të shëmtuar, dy vëllezërit Ilirjan Zeqaj dhe Jetnor Zeqaj, kanë ngritur një pritë me automatik dhe mitraloz të lehtë, duke ekzekutuar në mes të rrugës dy xhaxhallarët e Santiliano Llanaj, shtetasit Gramoz dhe Shkëlqim Llanaj.

Për krimin e rëndë, të ndodhur para 24 viteve, policia në atë periudhë mundi të arrestojë vetëm Jetnor Zeqaj, i cili u dënua me 25 vite burgim.

Ndërsa vëllai tjetër autor në këtë krim, arriti të largohet duke ju fshehur drejtësisë. Ilirjan Zeqaj, në fillim të muajit Tetor 2022, u arrestua në Londër dhe aktualisht ai ndodhet në një proces gjykimi me qëllim ekstradimi në Shqipëri.

Prej 24 vite me radhë, ai i shpëtoi drejtësisë duke përdorur disa emra si Leonard Zeqaj apo Klemend Zeqaj.

Mediat britanike treguan se pas lirimit të dyshimtë nga gjykatat në Shqipëri, ai kishte arritur të hynte ilegalisht i fshehur në një kamion në Britaninë e Madhe.

Tashmë Zeqaj po përballet me një proces gjyqësor, pasi prokuroria Shqiptare ka kërkuar ekstradimin e tij në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME