
Del fotoja e Gjergji Mullallit, autori i vrasjes se gruas së tij 46-vjeçares, Luiza Mullalli.
Pasi e ka vrarë, ai e ka hedhur trupin në një gropë të ujërave të zeza. Ndërkohë çifti siç u raportua dhe më herët ishin në një proces divorci dhe kanë pasur probleme mes tyre. Nëna e viktimës tregoi se vajza e saj ka pasur një jetë të vështirë, dhe se burri i saj ishte edhe i alkoolizuar.
Ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Maliq, ende nuk është zgjidhur. Sakaq, deri më tani dyshohet se vrasës i 46-vjeçares të gjendur në ujërat e zeza, është bashkëshorti i saj.
Autori, Gjergji Mullalli, punonte në ndërtim, ndërsa viktima në rrobaqepësi në Korçë.
Sipas familjarëve të viktimës autori konsumonte shpesh alkool.
Mësohet se 46-vjeçarja, Luiza Mullalli, ka qenë me urdhër mbrojtje që prej muajit nëntor dhe në proces divorci.
Në një gjendje të rëndë, mamaja e viktimës, e cila dëgjohet teksa vajton në praninë e policëve, ka mundur të tregojë disa informacione rreth së bijës. E ëma e 46-vjeçares, ka rrëfyer se bashkëshorti nuk jetonte me Luizën, e cila ndryshe nga ditët e tjera, nuk e ka telefonuar të ëmën.
Ajo shprehet, se trupin e ka gjetur policia, ndërsa mësohet se çifti ka pasur dy fëmijë, që nuk jetonin me ta.
Mamaja e 46-vjeçares: Krimineli që erdhi prej Amerikës… Vajza ishte në punë, në Korçë, më merrte gjithmonë në telefon, sot nuk mori. Më morën vajzat e tjera nga Greqia, na lajmëruan ato. Vajza ishte me urdhër mbrojtje. Ai nuk vinte jetonte te e ëma. Në ballkonin lart, ishte një çarçaf dhe i thoja këtyre, këtu e ka hequr çupën. Ka qenë me shokë. Kishin probleme me njëri-tjetrin. Njëra është te vajza tjetër në Greqi, një e martuar. As fëmijët e vetë nuk donte ai. Kërkova nuk e gjeta çupën, e gjetën policët. Kunata që ka ardhur nga Amerika, ka paguar kriminelë dhe më vrau çupën.
Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit të vrasjes, Gjergji Mullalli.