Categories Lajme

Vrau kunatin natën e vitit të ri/ Gjykata e Apelit ul nga 20 në 8 vjet dënimin për autorin

8 vjet burg do të vuaj Klajdi Shundiu, i cili në datën 1 janar të vitit 2021 vrau me thikë kunatin e tij, Vladimir Zvezhdën.

Ky është vendimi që ka marrë sot Gjykata e Apelit, e cila ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë, që vendosi 20 vjet heqje lirie për autorin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e “5 majit” në Tiranë, pasi autori dhe viktima konsumuan alkool.

42-vjeçari Vladimir Zvezhda kishte shkuar me bashkëshorten tek shtëpia e prindërve të saj për të festuar.

Pas një sherri me kunatin, Klajdi Shundi e qëlloi me thikë në pjesën e qafës. Ai u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte për shkak të gjakderdhjes së madhe.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare Ornela Naqellari dhe anëtare Gjyqtare Edlira Petri dhe Gjyqtare Lutfije Celami, me vendimin nr. 1143, datë 23.11.2022 vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 480, datë 24.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
– Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Sh për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”, parashikuar nga neni 82 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME