Lajme

Vrau me çifte kalin e Farma Sotira Agroturizëm, identifikohet autori

Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme ku kali i Farma Sotira Agroturizëm u vra me çifte.

Në njoftimin e bërë blutë bëjnë me dije se është identifikuar autori i cili rezulton të jetë një 24-vjeçar me ininciale O. M.

Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, më datë 26.01.2023, gjatë natës, në fshatin Shelegur, ka vrarë me armë gjahu 1 kafshë pune (kalë) dhe ka plagosur 1 tjetër kafshë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me një rast të publikuar në rrjete sociale, në të cilin shfaqet një kafshë pune (kalë) e vrarë me armë gjahu, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje, referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. M., 24 vjeç, banues në fshatin Shelegur, Kolonjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, më datë 26.01.2023, gjatë natës, në fshatin Shelegur, ka vrarë me armë gjahu 1 kafshë pune (kalë) dhe ka plagosur 1 tjetër kafshë, te dyja në pronësi të shtetasit J. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërive, duke u siguruar reagim të shpejtë dhe të paanshëm, kundrejt shkelësve të ligjit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close