
Lihet në masën e sigurisë “arrest me burg” mësuesja Marsela Pushani, e cila të shtunën e kaluar goditi me thikë të motrën duke i shkaktuar vdekjen.
“Nuk doja kurrë ta vrisja motrën time. Dua masë më të lehtë sigure, nuk ka kush kujdeset për nënën.”– ka thënë autorja në gjykatë.
Familjarët e raportuan vdekjen e Amanda Pushanit si vdekje natyrale, por pas këqyrjes së trupit dhe kryerjes së autopsisë, u konfirmua se ajo ishte vrarë me thikë dhe për këtë akuzohet e motra.
Në dëshminë e saj në polici, Marsela e ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se nuk ka dashur ta vriste, por e kishte goditur në kushtet e vetëmbrojtës.
Sipas familjarëve, Amanda, ishte person problematik dhe konsumuese e pijeve alkoolike. Një ditë më parë është marrë në pyetje edhe nëna e viktimës, e cila tha se 37-vjeçarja i dhunonte.