Categories Lajme

Vritet me thikë 38-vjeçarja shqiptare në Itali

Në ngjarje shumë e rëndë është shënuar në Itali. Një grua me origjinë shqiptare është gjetur e vdekur pasditen e së mërkurës në banesën e saj në Scaldasole, një fshat në provincën e Pavias. Viktima quhet Anila Ruci. Siç raportojnë mediat italiane, 38-vjeçarja u vra me thikë në fyt.

Ajo jetonte prej rreth një viti banesën ku u gjet e vdekur. Me të jetonte edhe Osman Bilyhu, një i ri, të cilin gruaja ia kishte prezantuar fqinjëve dhe miqve si vëllain e vet. Edhe ai ka mbetur i plagosur, por është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Deri tani rrethanat e kësaj ngjarje janë misterioze.

Alarmin për ngjarjen fillimisht e ngriti estetistja e Rucit, pasi kjo e fundit kishte një takim.

“Kishte një takim në dyqan rreth orës 16:45. I dërgova një mesazh sepse kishte humbur edhe takimin e parë, duke e pyetur nëse donte të vinte edhe me gjysmë ore vonesë. Nuk mu përgjigj, nuk pa as mesazhin”, tha Marika Fama, drejtuesja e qendrës estetike.

“Patjetër që e njihja Anilën. Jetonte pak metra nga biznesi im dhe e shihja gjithmonë teksa dilte xhiro me qenin. Ajo kishte lënë një takim për sot që të premten e kaluar”, tha gruaja.

Estetistja ka treguar se Ruci kishte shkuar të banonte aty në muajin Qershor.

Vritet me thikë 38-vjeçarja shqiptare në Itali, dëshmitarja: Nuk e pa as mesazhin që...

“Ndërsa vëllai u bashkua me të në Tetor, pas verës. Por ai nuk flet italisht. E shikoja vetëm kur dilte nga shtëpia dhe ecte për të shkuar në lokal. Nuk e di nëse punonte”, ka treguar Fama.

Ajo ka treguar më tej se pasi Anila nuk i ka kthyer përgjigje ka shkuar në lokal për një kafe. Aty ka parë të vëllanë e viktimës i cili kërkonte ndihmë nga bashkatdhetarët e tij.

“Pashë të vëllain e saj, i cili kërkonte bashkatdhetarë pasi nuk di italisht, për të kërkuar ndihmë, por nuk e kuptova se çfarë po ndodhte dhe u ktheva në dyqan. Pastaj pashë ambulancën e ardhur të cilët morën vëllain ndërsa para apartamentit vendosën shirita”, tha ajo.

Estetistja ka thënë se vëllai nuk kishte shenja gjaku.

Vritet me thikë 38-vjeçarja shqiptare në Itali, dëshmitarja: Nuk e pa as mesazhin që...

Ai kishte veshur një këmishë gri, por nuk pashë asnjë shenjë të kuqe. Nuk di vërtetë se çfarë mund të ketë ndodhur”, tha ajo.

Shkaqet e kësaj ngjarje janë të paqarta. Tashmë i takon hetuesve të hedhin dritë për këtë ngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME