Lajme

Vritet me thikë boksieri shqiptar në Gjermani, u gjet në një stacion treni

Një boksier i ri shqiptar është gjetur i pajetë në shinat e një hekurudhe treni në Gjermani. Mediat vendase raportojnë se kanë qenë punonjësit ata që kanë pikasur trupin e 23-vjeçarit të shtrirë në tokë. 23 vjeçari i identifikuar si Liridon.B ishte një kampion boksi për të rinjtë.

BILD shkruan se në natën e ndërrimit të viteve, rreth orës 06:00 në Hafnerplatz, Liridoni ka pasur një debat të dhunshëm me shokun e tij Andreas M. Boksieri i ri goditi me thikë në pjesën e sipërme të trupit shokun e tij, duke e plagosur rëndë.

Liridon B. ishte një boksier i suksesshëm. Ky i fundit shkoi në klinikë për t’u mjekuar. Dy orë e gjysmë pas kësaj përleshje, Liridon B. u gjet pa shenja jete në hekurudhë. Kishte plagë nga një mjet i mprehtë. Çfarë ndodhi është ende e paqartë. Policia e përjashton mundësinë që Andreas M. e ka sulmuar me thikë.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ai ta ketë goditur veten nën ndikimin e drogës.

DETAJE

Liridon B., një boksier shqiptar, 23 vjeç është gjetur i pajetë më shinat e një hekurudhe treni në Gjermani. Kane qenë punonjësit ata që kanë pikasur trupin e 23-vjeçarit të shtrirë në tokë. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e 31 dhjetorit. BILD shkruan se më 31 dhjetor Liridon B. është konfrontuar rreth orës 6 të mëngjesit me shokun e tij Andreas M. (23). Liridoni e goditi atë me thikë, e lëndoi rëndë. Më pas Liridon B. iku, ndërsa Andreas M. shkoi në klinikë

Dy orë e gjysmë pas kësaj përleshje, Liridon B. u gjet pa shenja jete në hekurudhë dhe me plagë të shkaktuara nga një thikë. Policia nuk e përjashton faktin që Adreas të jetë kthyer e ta ketë qëlluar apo që Liridoni të ketë qëlluar veten. Kjo pasi, i riu shqiptar ishte i varur nga lëndët narkotike si dhe ishte dënuar për trafik droge. Madje dhe sherri me shokun e tij Andreas dyshohet të ketë ndodhur për të njëjtën arsye.

Liridoni ka qenë kampion në boks, më konkretisht i juniorit Frankonian 2015 dhe i Bavarisë së Veriut në peshën e lehtë (deri në 60 kilogramë). Ai u konsiderua një shpresë e madhe për të rinjtë në TV 1880 Gunzenhausen. Ish-trajneri i tij Ralf Markert tregon se Liridoni kishte rënë në shoqëri të keqe dhe ishte përfshirë në tregun e trafikut të lëndëve narkotike.

“Shoqëri të keqe, drogë, burg. Pas burgut erdhi te unë në stërvitje, donte të kthehej në boks. Më premtoi se më nuk do të bënte marrëzira. Por, para një viti e la përfundimisht sportin,”- deklaroi trajneri i tij Ralf Markert.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close