Lajme

Vritet shqiptari në Greqi, dyshohet se u qëllua nga 33-vjeçari pas sherrit për një vajzë

Një tjetër shqiptar është ekzekutuar në Greqi, raportojnë mediat vendase.

Vrasja ka ndodhur në orët e para të së hënës, në një lokal në Mykono.

Viktima mësohet se është një 34 vjeçar shqiptar, por identiteti i tij nuk është bërë me dije.

I riu shqiptar u ekzekutua duke u qëlluar me armë zjarri në kokë nga një shtetas grek 33 vjeçar. Mësohet se autori është vetëdorëzuar në polici pas krimit.

Mediat greke shkruajnë se shkak i konfliktit që ka çuar në këtë krim dyshohet se është bërë sherri për një vajzë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close