Lajme

Vritet shqiptari në Padova, Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe përplasi me makinë efektivin, por policia iu përgjigj me armë

Momente frike në Padova, ku një shqiptar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar nga policia me armë zjarri. Gjithçka ndodhi në lagjen Sacra Famiglia, ku jeton ish-gruaja e shqiptarit.

Mediat italiane raportojnë se 55-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, nuk kishte pranuar që të ndalonte në një postbllok policie, duke e përplasur kështu një karabinier. Në këto kushte, një tjetër polic e ka qëlluar atë me 4 plumba, duke i shkaktuar kështu vdekjen. Shqiptari raportohet se ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë, polici i plagosur ndodhet në spital ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close