fbpx
Lajme

Vr*u ish- gruan dhe vëllain e saj, merr jetën e tij në banesë Fatmir Kolecaj

Fatmir Kolecaj i ka dhënë fund jetës pasi vrau ish- bashkëshorten e tij Esmeralda Filopatin si dhe vëllain e saj Vledison Filopati në Kodër- Rrëshen të Mirditës.

Ai u rrethua nga Policia në banesën e tij në Zejmen të Lezhës ku dhe hapi zjarr ndaj tyre duke plagosur edhe një efektiv të FNSH-së së Shkodrës. Mbrëmjen e 25 shkurtit Kolecaj i bëri pritë Esmeralda Filopatit e cila po kthehej nga puna bashkë me vëllain e saj Vledisonin duke i qëlluar me armë dhe duke u larguar në drejtim të paditur.

Fatmir Kolecaj dhe Esmeralda Filopati kishin tre fëmijë bashkë por 47- vjeçari e dhunonte gruan derisa në 2017 u dënua me 10 muaj burg për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Më pas Esmeralda Filopati kishte urdhër- mbrojtje por shpesh Fatmir Kolecaj e kishte thyer dhe kishin pasur edhe konflikte me njëri- tjetrin.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button