
Aishe është vetëm 14 vjeçe, por ndryshe nga fëmijët e tjerë ajo nuk po rritet me ëndrra. Ajo është duke u përballur me një realitet të dhimbshëm. Pak kohë më parë prindërit zbuluan që vajza e tyre vuan nga skolioza. Gjendja e saj është shumë delikate dhe ka nevojë urgjente të operohet. Por, kushtet e familjes Zogu janë të mjerueshme. Së bashku me tre vajzat e tjera jetojnë në një shtëpi me qira në Krujë dhe prindërit e kanë të pamundur t’i shpëtojnë jetën vogëlushes së tyre.
“Doktori na ka thënë që bëhet fjalë për skoliozë dhe duke qenë se vajza është në rritje edhe deformimi që ka në shtyllën kurrizore sa vjen edhe përkeqësohet. Aq saqë shkon edhe në rrezik për jetën, një ditë të kalojë për këtë fëmijë aq më keq është. Por, na thanë që operacioni nuk bëhet këtu në Shqipëri, vetëm jashtë shtetit është e mundur dhe mund të kushtojë 25 mijë euro. Por, ne nuk kemi asnjë mundësi ta realizojmë sepse kushtet janë shumë keq. Si burri ashtu edhe unë herë jemi me punë dhe herë jo.