Lajme

Vuçiç falënderon Ramën: Pa të nuk do të kishte “Ballkan të Hapur”

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha sot se nisma “Ballkani i Hapur” nuk do mbijetonte pas përkushtimin nga kryeministri shqiptar.

Vuçiç foli me superlativa për kreun e qeverisë shqiptare në konferencën për shtyp nga Ohri, ku u mbajt samiti i radhës i Open Balkan.

“Dëshiroj ti them zotit Rama një falënderim të madh. Ka qenë konsistent e i fuqishëm se dhe kur kemi qenë në presion nga anë të ndryshme, dhe kur është dashur që të heqë dorë nga Open Ballkan Rama ka treguar fuqi të madhe të liderit ka dëshmuar cka do të thotë përcaktim e vendosmëri për dicka që të kesh filluar të vazhdosh ta bësh.

Si kryetar i Serbisë i kam borxh një falënderim të madh se pa përkushtimin e tij dhe pa energjinë e fuqinë e tij, Ballkani i Hapur nuk do të mund të mbijetonte”, u shpreh Vuçiç.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close