Categories Lajme

Vuçiç: Krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është kërcënim për Serbinë dhe BE

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas deklaratës së ish kryeministrit Ramush Haradinaj për për formimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Mediat serbe bëjnë me dije se Vuçiç në reagimin e tij ka theksuar se Haradinaj është politikan serioz, i fuqishëm edhe i rrezikshëm. “Nëse ai zgjidhet në ndonjë funksion dhe nëse bashkëpunon me Kurtin është e qartë se ata të dy angazhohen për bashkim. Ne këtë e pranojmë si fakt politik, në çka do të guxojmë të reagojmë.Krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është kërcënim për Serbinë dhe BE-në”, ka thënë Vuçiç. Ndër të tjera kreu i shtetit serb është shprehur se në lidhje me këtë deklaratë pret dhe reagimet nga Brukseli.

“Do të doja të dëgjoj më shumë reagime nga Brukseli dhe Uashingtoni dhe qendrat tjera e fuqishme botërore, sepse mos dhashë Zoti këtu dikush të thoshte diçka të tillë, mos të them do na bombardonin” tha Vuçiç. Ai me këtë rast foli edhe rreth kërkesës nga opozita serbe për formimin e ministrisë për zgjedhje, si propozim i opozitës. “Unë kam pritu propozimin për formimin e ministrisë së bartjes së kapelave, çka nuk kam dëgjuar. Ajo është e njohur u themelua nga Tadiç dhe Gjilas ka formuar dy të tilla pas tij…nuk mund të dëgjojë marrëzi” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nusja na kërcënoi se…”/ Dëshmia e gjyshit të 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës: S’tregoj ku ndodhet djali, më bëni çfarë të doni

Para pesë ditësh në Durrës, është zhdukur një 3-vjeçar, ku sipas policisë së Durrësit, ende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 94.4…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

La pas gruan dhe dy fëmijët, kush është shqiptari që humbi jetën në punë në Itali

Kur vendi i tij ishte mes kaosit, ai ishte një ndër të parët shqiptarë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME