Lajme

Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë, ndalimi i targave serbe në Kosovë

Hyrja në fuqi e reciprocitetit për targat ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë, me urdhër të kryeministrit Aleksandar Vuçiç. Sipas mediave, mbledhja do mbahet nesër në orën 10:00, ku do diskutohet pikërisht kjo temë që ka acaruar serbët në kufi.

Kujtojmë se që në mëngjes, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës kanë zbritur në kufi me Serbinë, për të mos lejuar asnjë makinë me targë serbe të futet në Kosovë. Vendimi për këtë është nënshkruar sot, nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. Ndërkaq tashmë kanë nisur të hyjnë veturat e para nga Serbia në Kosovës, të cilave nëpër pikat kufitare po iu vendosen tabelat e përkohshme. Në pikën kufitare në Jarinje, disa serbë kanë bllokuar rrugën dhe po protestojnë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: