
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç e cilësoi si hipokrizi’ mbledhjen e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Sipas presidentit serb, pse Kosova ka vendosur taksë doganore 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovincës, në anën tjetër me Shqipërinë po tenton të heq kufijtë dhe taksat për mallrat e Kosovës, pra të heq barrikadat ekonomike?
“Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë”, deklaroi Vuçiç.