Categories Lajme

Vuçiç: Vendimi i Malit të Zi për kufijtë është politik. E respektoj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendimi i Malit të Zi për të mos hapur kufijtë për qytetarët serbë është “politik”.
“Nuk bëhet fjalë për parime. Shihet qartë se është politikë dhe unë e respektoj atë”, tha Vuçiç, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Mali i Zi, nga 1 qershori, ka thënë se do të lejojë hyrjen e pasagjerëve nga vendet ku numri i rasteve aktive me koronavirus është më pak se 25 në 100,000 banorë.

Me propozim të Institutit të Shëndetit Publik, në Mal të Zi do të mund të hyjnë – pa karantinë dhe pa vetizolim – qytetarët e: Sllovenisë, Islandës, Kroacisë, Sllovakisë, Zvicrës, Shqipërisë, Austrisë, Norvegjisë, Monakos, Kosovës, Gjermanisë, Greqisë, Hungarisë, Danimarkës, Lituanisë, Letonisë, Azerbajxhanit, Luksemburgut, Bosnje dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Izraelit, Maqedonisë së Veriut, Republikës së Irlandës, Republikës Çeke, Finlandës dhe Estonisë.

Vuçiç tha se Serbia ka më shumë të infektuar, sepse kryen disa mijëra teste në ditë. “Bëhet fjalë për mbrojtje serioze të popullit”, tha Vuçiç. Mali i Zi, qysh më 5 maj, nuk ka regjistruar asnjë rast të ri të infektimit me koronavirus. Autoritetet atje kanë thënë se lista e shteteve me të cilat do t’i hapin kufijtë do të përditësohet çdo javë. Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Malit të Zi janë tensionuar qysh në fund të vitit të kaluar, kur Kuvendi malazez ka miratuar një ligj për liritë fetare, që thuhet se konteston pronësinë serbe mbi disa kisha dhe territore në Mal të Zi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME